• |
ide | kryesore

Arrestohen babë e bir në Korçë pasi shpërndanin heroinë e mbanin automatik pa leje në lokal

-Instant, Lajme, Të fundit



Babë e bir në Korçë janë vënë në pranga pasi shpërndanin droga të forta dhe mbanin armë pa leje. Policia njofton se ditën e sotme u arrestua 43-vjeçari I. L. dhe djali i tij, 25-vjeçari A. L.

Nga informacionet e siguruara, policia kreu kontrolle në lokalin e tyre në lagjen Nr. 15 në qytetin juglindor dhe aty gjetën një armë zjarri tip automatik me fishekë në fole, një krëhër me 13 fishekë dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike heroinë. Po ashtu, nga kontrollet që u kryen në banesën e tyre, polica gjeti edhe një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *