• |
ide | kryesore

Video/ Polemika, protesta e sherr: Hoxhallari e bën Tiranën të shohë Europën

-Instant, Sport, Video



Tirana fiton përsëri dhe Orges Shehi tani e sheh zonën europiane vetëm 3 pikë larg. Bardheblutë kalojnë një pengesë të vështirë si Kastrioti që lufton për mbijetesë, falë një goli që solli pikët për kryeqytetasit, por edhe polemikat e ndërprerjen e lojës në stadiumin “Selman Stërmasi”, me protestën e krutanëve se Erion Hoxhallari shënoi pa respektuar Fair play për një lojtar të Kastriotit që ishte i dëmtuar në fushë në minutën e 78′.

E megjithatë skuadra kryeqytetase i gëzohet triumfit, duke treguar se është maturuar nën drejtimin e Shehit dhe nuk lejon neglizhenca edhe në ndeshje delikate si kjo kundër krutanëve. Bardheblutë kanë pretenduar madje në tre raste për penallti, dy me Danson dhe një me Hoxhallarin, por është konsideruar lojë e rregullt nga gjyqtari.

Pikërisht kur sfida i drejtohej fundit me një barazim të mundshëm erdhi goli i Hoxhallarit, që mbeti në fuqi edhe pas rikthimit të futbollistëve të Kastriotit në fushë. Me këtë triumf skuadra e Shehit renditet në vendin e 5 në kuotën e 53 pikëve, ndërsa Kastrioti në vendin e 7 në kuotën e 31 pikëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *