• |
ide | kryesore

Së shpejti një film dedikuar jetës së Cher

-Instant, Paparazzi, Slider


Me rastin e ditëlindjes së 75-të, këngëtarja legjendare Cher ka njoftuar se ka nisur realizimin e filmit që do të flasë për jetën dhe karrierën e saj ndër vite.

Siç bën të ditur Variety, prapa përgatitjes së këtij projekti qëndrojnë producentët e musical-it “Mamma Mia!”.

Judy Craymer dhe Gary Goetzman, producentët e filmave “Mamma Mia!” dhe “My Dear Friend”, do të bashkohen me Eric Roth (autorin e skenarëve për filmat “Forrest Gump”, “A Star is Born” e “Suspect”), për të xhiruar një film që flet për jetën e këngëtares legjendare amerikane, emri i vërtetë i të cilës është Cherilyn Sarkisian.

Kujtojmë që Roth aktualisht është duke punuar në filmin “Killers of the Flower Moon” të Martin Scorsese, ndërsa ka punuar edhe në skenarin e filmit “Dune” të Denis Villeneuve, i cili pritet të lançohet në muajin tetor.

Cher ka një karrierë gjashtëdhjetëvjeçare në muzikë, film, teatër dhe televizion, duke e merituar totalisht emrin Diva!

Ka fituar të gjitha çmimet e mëdha, si Tony, Emmy, Grammy e Oscar, ndërsa konsiderohet si një prej yjeve më të mëdha në industrinë filmike dhe muzikore.

Fansat e këngëtares me famë botërore janë gëzuar pafund nga ky lajm, duke e cilësuar si dhuratën më të bukur që i bëri atyre në ditën e lindjes së saj.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *