• |
ide | kryesore

Conference League prezanton trofeun: ja si funksionon turneu ku do të marrin pjesë skuadrat shqiptare

-Instant, Sport


2021/22 do të jetë viti i debutimit të Conference League, kompeticioni i ri Uefa në të cilin do të marrin pjesë edhe skuadrat shqiptare. Sot është prezantuar trofeu zyrtar, i karakterizuar nga 32 kunjat gjashtëkëndore që lakohen nga baza, me dimension prej 57.5 cm dhe me peshë 11 kilogram: kushdo që e fiton do të ketë të drejtën e një vendi në fazën e grupeve të Europa League sezonin pasues (nëse nuk është fituar tashmë përmes kampionatit).

SKUADRAT
Në total, skuadrat që do të marrin pjesë në turne do të jenë 184, nga të cilat të paktën një nga secila prej 55 federatave të UEFA-s dhe 46 që do të vijnë nga Champions League ose Europa League.

MEKANIZMI: KUALIFIKIMI NË GRUPE
Para fazës së grupeve do të jenë tre raunde kualifikuese dhe një fazë play-off, të ndarë në një rrugëtim kryesor dhe një rrugëtim Kampionësh. Në rrugëtimin e parë do të futen (në faza të ndryshme në varësi të renditjes së kampionatit) skuadrat e kualifikuara në Conference League përmes vendosjes në kampionat: tre raundet kualifikuese dhe play-off do të përcaktojnë 17 skuadra që do të shkojnë në fazën e grupeve. Rrugëtimi i Kampionëve, gjithnjë i ndarë në tre raunde kualifikuese dhe një play-off, do të shtojë 5 skuadra që vijnë nga Champions Path të kualifikueseve të Champions dhe Europa League. Në fund, do të jenë dhjetë të eleminuarit në play-offët e Europa League që do të sjellin numrin e përgjithshëm të ekipeve që do të shkojnë në grupet e Conference League në 32.

MEKANIZMI: GRUPET E FAZA ME ELEMINIM DIREKT
32 skuadrat do të ndahen në tetë grupe me nga katër ekipe, në fund të gjashtë ndeshjeve, tetë të parat e kualifikuara do të shkojnë në fazën me eliminim direkt. Tetë të tjerët që do të shkojnë në këtë fazë do të përcaktohen nga sfidat mes të dytëve të renditur dhe të tretëve të klasifikuar në grupet e Europa League. Prej aty pastaj do të jenë raundet e 1/8, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja.

DATAT
Raundi i parë kualifikues: 8 e 15 korrik
Raundi i dytë kualifikues: 22 e 29 korrik
Raundi i tretë kualifikues: 5 e 12 gusht
Playoff: 19 e 26 gusht
Faza e grupeve: 16 e 30 shtator, 21 tetor, 4 e 25 nëntor, 9 dhjetor
Playoff për fazën me eleminim direkt: 17 e 24 shkurt
1/8 e finales: 10 e 17 mars
Çerekfinalet: 7 e 14 prill
Gjysëmfinalet: 28 prill e 5 maj
Finalja: 25 maj


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *