Mike Maignan po përgatitet të bëhet një lojtar i ri i Milanit, një ekip në të cilin do të gjejë një njohje të vjetër: Zlatan Ibrahimovic. Portieri, tek Lille që nga viti 2015, është rritur në akademinë e të rinjve të Paris Saint Germain, ku më shumë se një herë është përballur me sulmuesin suedez në stërvitje. Një ndeshje në veçanti ka mbetur në kujtesën e tij, siç ai rrëfeu kohë më parë në një intervistë për France Football: “Më kujtohet në mënyrë të përsosur një seancë stërvitore. Isha 17 vjeç dhe Ibra godiste topa me 400 km / h, sikur duhej ti shënonte Buffon ose Julio Cesar. Nuk arrija t’i prisja goditjet e tij dhe në atë moment ai më tha ‘Je një portier m**i'”.
I riu Maignan, megjithatë, shpjegoi gjithashtu se ai u përgjigj në të njëjtën mënyrë ndaj Ibras: “Pak më vonë bëra një pritje. E nuk mund të mos i përgjigjesha. Kështu që i thashë ‘Dhe ti je sulmues m**i'”. Personalitet për të shitur me pak fjalë. E cila me siguri do të jetë një ndihmesë tani që Zlatan do të bëhet shoku i tij i skuadrës …