• |
ide | kryesore

“Zgjohet” SPAK/ I kërkon KAS t’i japë provat për zgjedhjet në Durrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar informacion Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) në lidhje me akuzat për korrupsion në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Durrësit.

“Jemi njohur nga burime të hapura, se përfaqësuesit e subjekteve politike, kanë depozituar pranë jush prova që mund të hedhin dritë në lidhje me autorët e mundshëm të veprës penale, kohën, vendin dhe mënyrën e kryerjes së kësaj vepre në Qarkun Durrës.

Sa më sipër kërkojmë nga ana juaj të na vini në dispozicion çdo provë, kryesisht ato shkresore, audio e video që ju keni administruar gjatë procesit administrative të ankimeve në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të zhvilluara në qarkun Durrës dhe që mund t’i shërbejë procesit penal” – shkruhet në shkresën zyrtare.

KAS zhvilloi të martën një dëgjesë lidhur me pretendimet e palëve të opozitës. Përfaqësuesi i PD-AN, Marash Logu u shpreh se 34 persona mund të kenë votuar 71 herë sipas të dhënave PEI në këtë qark. Kërkesat e tij nuk u morën parasysh, duke rrëzuar kërkesën për shpalljen e paligjshmërisë së procesit të 25 prillit në qark.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *