• |
ide | kryesore

Video/ Dupasquier në rrezik për jetën me dëme të rënda cerebrale: u operua gjatë natës

-Instant, Sport, Video



Jason Dupasquier, piloti i ekipit PruestelGP Moto3, është operuar gjatë natës në spitalin Careggi (Firence). 19 vjecari është rrëzuar në fund të seancës kualifikuese të GP së Italisë dhe u godit nga motori i tij dhe nga dy pilotët Alcoba dhe Sasaki që nxitonin pas tij. Lajmi është mësuar nga burime shëndetësore. Ndërhyrja kirurgjikale ndaj zvicranit është kryer nga një ekip i Qendrës së Traumës që ka bërë një operacion torakal për shkak të një dëmtimi vaskular. Dupasquier mbetet i shtruar në kushte shumë të rënda në kujdesin intensiv të repartit ndërsa vazhdon të jetë serioz dëmtimi i trurit i raportuar në aksident në cirkuitin e Mugellos.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, impakti më i fortë duket se ka qenë ai me Sasaki, i cili u hodh në ajër pas përplasjes me vetë Dupasquier. “Po ecja me shpejtësi të plotë, pashë që Jason frenoi papritur dhe u përpoqa të shkoj djathtas për ta shmangur atë. Nuk ia arrita, mendoj se e godita në lartësinë e këmbëve”, shpjegoi Alcoba. U deshën disa minuta për të stabilizuar pilotin, i cili ishte shtrirë në pistë për një kohë të gjatë, para se të transportohej në spital.

https://www.youtube.com/watch?v=o3anfCDBCpY



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *