• |
ide | kryesore

E ardhmja pas aventurës në Conference Legue: Duro e Laçi presin verdiktin e fushës

-Instant, Sport



Në fund të një kampionati plot peripeci me ambicjet për titull që u zbehën e ndezën disa herë për tu sfumuar vetëm në javën e parafundit me një barazim pa gola përballë Teutës, që më pas u shpall kampione e vendit, Shpëtim Duro duhet të kënaqet me një vend në Europë për Laçin e tij, edhe pse për natyrë kaq nuk i mjafton teknikut. Një arritje krejtësisht e rëndësishme, duke parë se kur mbërriti Duro gjërat te bardhezinjtë nuk është se po shkonin mirë dhe me kryesueset ishte krijuar një hendek i konsiderueshëm, i cili pavarësisht sfidave direkte të fituara në pjesën më të madhe të rasteve, nuk u mbulua dot.

Tani e gjithë cështja është e ardhmja, në kohën kur skuadra po pushon në pritje të aventurës në Conference League. Si klubi ashtu dhe tekniku janë të pritur të vazhdojnë bashkëpunimin, por raundi i parë i kompeticionit do të jetë vendimtar. Investimet e bëra sezonin e kaluar kanë zbrazur arkat dhe në këtë prizëm gjithcka do të varet nga kalimi i raundit dhe inkasimit që do të mbërrijë nga UEFA. Duro kërkon garanci për të patur një skuadër me peshë në dispozicion, për të tentuar titullin e ndoshta me një golashënues që aq shumë i mungoi këtë edicion, ndërsa drejtuesit bardhezi kanë nevojë për të ardhura për të përmbushur kërkesat.

Përkundër dëshirës dhe impenjimit për të vazhduar së bashku, raundi i parë i kompeticionit më të ri UEFA do të jetë vendimtar. Tekniku është i përqendruar totalisht në këtë kryqëzim krucial, por për të mësuar nëse në krye të pankinës bardhezi do të jetë akoma Duro edhe në sezonin e ardhshëm duhen pritur impenjimet e 8 e 15 korrikut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *