• |
ide | kryesore

Akuzohet se ka prishur prona të ligjshme, shkon për gjykim çështja e ish-kryetares së Bashkisë Gjirokastër

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Zamira Ramit, ish-kryebashkiake e Gjirokastrës. Rami akuzohet nga SPAK për “shpërdorim të detyrës”. Në të njëjtën seancë është pranuar gjykimi i shkurtuar për Ramin, ndërsa për 4 ish-punonjës të bashkisë Gjirokastër u vendos pushimi i çështjes.

Sipas SPAK, nga hetimi i kësaj çështjeje ka rezultuar se ish–kryetarja e Bashkisë, gjatë ushtrimit të funksioneve të saj, në lidhje me procedurat e ndjekura për lejen e ndërtimit dhe vazhdimin i punimeve për realizimin e projektit “Rikonstruksion i rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit”. Përveç saj ish-kryetarja si dhe lejen e ndërtimit dhe vazhdimin e punimeve për realizimin e projektit “Rikualifikimi i hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindasve në Gjirokastër”, ka kryer veprime në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, duke prishur dy prona të ligjshme, të shtetasve Dritan Sako dhe Teodorti Xhai, dhe duke i shkaktuar atyre një dëm pasuror në vlerë 5 600 520 lekë.



2 Comments

  1. Po Rama do shkoj ne gjygj qe prishi pronen e ligjshme te vjerrit te badhrs qe i shkaktoi nje dem 11 milion euro !??? Kush e gjen fiton nje banane haaaa

  2. Muhabete per pensionist , per te thene se po luftojme krimin .
    Krimin e keni ne qeveri , nese doni te beni diçka serioze denoni jevgun e gjirokastres qe perveç vjedhjes nuk dine te beje gje tjeter . Edhe leket e buxhetit te shtetit i quan leket e tija apo te partise mavi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *