• |
ide | kryesore

Josa e dinte, po tani e ka zyrtare: nuk do të jetë më trajneri i Kukësit

-Instant, Sport



Kukësi ia kishte komunikuar teknikut Mirel Josa shkarkimin, por pa e bërë publike, duke pritur përfundimin e sezonit dhe për ti dhënë kohë një zgjedhje konsensuale, duke qenë se ai kishte edhe një vit tjetër kontratë me skuadrën verilindore. Tani lajmi është zyrtare dhe e ka komunikuar vetë klubi i Kukësit me anë të një postimi në profilin në “Facebook” duke deklaruar se trajneri 58-vjeçar nuk është më në krye të pankinës, duke e falënderuar njëkohësisht për kontributin dhe punën e kryer.

Josa në fakt e ka respektuar atë që kishte pretenduar gjithnjë (“nuk janë letrat që mbajnë një marrdhënie”) dhe duke qenë se palët nuk shihnin më në të njëjtin drejtim ka vendosur të pranojë zgjidhjen e kontratës. Tani Kukësi është hedhur krejtësisht në bisedimet me trajnerin e ri, që sipas të gjitha gjasave do të jetë i huaj.

POSTIMI I KLUBIT TË KUKËSIT –

“Njoftim i klubit

Futboll Klub Kukesi njofton se Mirel Josa nuk eshte me trajner i skuadres sone. Pas perfundimit te sezonit, trajneri Josa ka pasur nje bisede me drejtuesit e klubit dhe me pas eshte vendosur qe te nderpritet bashkepunimi. Kukesi e falenderon trajnerin Josa per kontributin e dhene dhe i uron suksese ne karrieren e tij ?”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *