• |
ide | kryesore

Krimi horror në Librazhd, ky është burri që vrau me sëpatë gruan dhe më pas vari veten

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë u shënua këtë pasditen në fshatin Dragostunjë të Librazhdit. Bashkëshorti, 56-vjeçar mësohet se ka vrarë me sopatë gruan dhe më pas ka vrarë veten. Viktimat janë Menderie Bici dhe Qemal Bici që më pas vari veten.

‘Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten. Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

Raportohet se ne momentin e krimit fëmijët e ciftit nuk ishin të pranishëm në banesë. Me të ardhur ata kanë gjetur prindërtit pa jetë. Ende nuk dihen motivet që e shtynë burrin drejt krimit të rëndë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *