• |
ide | kryesore

MotoGp mund të humbasë 9 herë kampionin e botës: rezultatet zhgënjyese e bëjnë të tërhiqet në fund të muajit

-Instant, Sport



Valentino Rossi mund të tërhiqet në mes të sezonit, para pauzës së verës. E ka raportuar këtë skenar e përditshmja spanjolle, ‘El Periodico de Catalunya’, sipas të cilit rezultatet zhgënjyese që po merr në këtë 2021 po shtyjnë kampionin nga pesarez për ti thënë mjaft botës së motorëve brenda fundit të muajit. Këtë vit piloti i Petronas përfundoi në zonën e pikëve vetëm në tre nga 7 GP të diskutuar dhe është në vendin e 19 në renditjen botërore, me vetëm 15 pikë të fituara.

Dy takimet e ardhshme në kalendar, në 20 qershor në Sachsenring dhe 27 qershor në Assen, mund të jenë vendimtare për të ardhmen afatshkurtër të nëntë herë kampionit të botës. Sipas El Periodico, edhe te Petronas nuk janë në gjendje të interpretojnë mendimet e Rossit, ka pak komunikim brenda ekipit, edhe për një formë respekti dhe teknikët nuk e dinë nëse piloti ka një zgjidhje në mendje për të ndryshuar kurs.

Në gjithë këtë situatë futet edhe bashkëpunimi i mundshëm (duke parë një farë ftohtësie nga Yamaha, gjithashtu shkruan El Periodico) mes VR46 dhe Ducatit, që vitin e ardhshëm do të furnizojë motorët për ekipin e Doktorit, i joshur nga sfida në MotoGP, por jo më mbi motor. 42-vjeçari kohët e fundit deklaroi se do të merrte një vendim përfundimtar për të ardhmen para verës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *