• |
ide | kryesore

Tension tek Franca, Giroud e ka me Mbappé: “Sikur të më pasoje topin…”

-Instant, Sport



Shumica e ekspertëve e vlerësojnë Francën si favorite në Euro 2020 por Didier Deschamps ka mjaft për të bërë për ta mbajtur grupin të qetë në funksion të debutimit kundër Gjermanisë. Pas miqësore kundër Bullgarisë, Giroud ka lëshuar sjigjetime ndaj Mbappé, ose të paktën ky është interpretimi i dhënë nga l’Equipe: “Unë shënova dy herë, por mund të kishim shënuar më shumë nëse do të ishim më cinikë përpara. Më thonë se jam vetëm diskret, por kjo vetëm sepse kërkoj topat dhe dikush nuk mi pason”.

Sulmuesi i Chelsea, i cili zuri vendin e Benzema të dëmtuar, në mënyrë private është ankuar se Mbappé kishte kombinuar shpesh me sulmuesin e Realit në pjesën e parë, ndërsa, pas hyrjes së Giroud, ai kishte filluar të luante individualisht, të bënte ‘luftë vetëm ‘

Insinuatat nuk i kanë pëlqyer Mbappé që donte t’i përgjigjej publikisht Giroud në konferencën për shtyp, një eventualitet që Deschamps e bllokoi pa lindur ende, duke i ftuar të dy të përqendroheshin te Europiani. Në këtë drejtim, duke iu përgjigjur një pyetjeje pas ndeshjes me Bullgarinë në lidhje me mungesën e bashkëpunimit të dyshes Mbappé-Giroud, trajneri francez shpjegoi se është thjesht një çështje zakoni dhe se çdo lojtar ka një mënyrë të ndryshme të të luajturit nga të tjerët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *