• |
ide | kryesore

Maturantët vazhdojnë protestën për provimin e matematikës: Ministrja mashtron

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Edhe pasi ministrja e Arsimit, Evis Kushi premtoi uljen e pragut të pikëve për çdo notë në vlerësimin e provimit të matematikës, maturantët po vazhdojnë të protestojnë.


Ata shprehen mosbesues ndaj ministres.


“Ai është thjesht një mashtrim i ministres, po mundohen që të marrin këto vendime për të hequr vëmendjen nga kjo situatë”, tha një nga maturantët.

Sipas maturantëve, pyetjet ishin jashtë programit mësimor, koha e pamjaftueshme dhe shkalla e vështirësisë së testit ishte e lartë. Për këto arsye të cilat u cenojnë maturantëve mesataren dhe degët që ata kanë zgjedhur për të studiuar janë ngritur në protesta të pandërprera në të gjithën vendin.

Një ndër kërkesat e tyre është rivlerësimi i pragut të pikëve për secilën pyetje, pikë kjo që u aprovua nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Ministrja Kushi tha në një deklaratë për mediat që pas rivlerësimit që iu bë pyetjeve të testit, u vendos të ulet pragu i pikëve.

Protesta e maturantëve/ Ministria e Arsimit ul kufirin për çdo notë tek provimi i matematikës 

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu