• |
ide | kryesore

Samiti i G7, reagon Kina: Po ndërhyjnë në punët tona të brendshme

-Instant, Lajme, Planet

Ambasada e Kinës në Londër e dënoi një deklaratë të grupit të vendeve më të industrializuara (G7), duke e cilësuar si “ndërhyrje bruto” në punët e brendshme të Kinës.


G7 e akuzoi Kinën për shkelje të të drejtave të njeriut në Ksinjiang dhe Hong Kong.


Shtetet e Bashkuara kanë përdorur fjalën gjenocid për të përshkruar trajtimin e ujgurëve dhe pakicave të tjera myslimane në Ksinjiang

G7 duhet të bëjë më shumë për të promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të mos krijojë artificialisht konfrontime dhe fërkime, tha Ambasada e Kinës në Londër.

 

Deklarata e akuzoi G7-ën për “gënjeshtra, thashetheme dhe pretendime të pabazuara”.

“G7 përfiton nga çështjet e lidhura me Ksinjiangun për t’u përfshirë në manipulime politike dhe për të ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës”, tha një zëdhënës i Ambasadës.

Kina besohet se ka ndaluar më shumë se një milion ujgurë dhe myslimanë të tjerë në rajonin Ksinjiang.

Shumica e tyre dërgohen në të ashtuquajturat kampe “riedukimi”, ku mbahen për kohë të pacaktuar dhe pa ndonjë akuzë.

Kina fillimisht e ka mohuar ekzistencën e kampeve, ndërsa ma vonë ka thënë se ato janë të nevojshme për të luftuar terrorizmin.

Kina i ka hedhur poshtë akuzat për abuzime me të drejta të njeriut.

Hong Kongu, në anën tjetër, është pjesë e Kinës, por funksionin nën kornizën “një vend, dy sisteme”, çfarë do të thotë se ai e ka sistemin e tij ligjor.

Shumë në Hong Kong, por edhe në Perëndim, e akuzojnë Pekinin për shkatërrimin e autonomisë së rajonit në vitet e fundit.

/REL

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu