• |
ide | kryesore

Gjashtë fraktura në fytyrë pas përplasjes në fushë: Castagne mbyll Europianin

-Instant, Sport



Diagnostikimi i dëmtimit të mbrojtësit të Belgjikës Timothy Castagne, rezultoi të jetë më i keq se sa pritej: fillimisht dukej se ishte një frakturë e dyfishtë në gropën e syve, por ekzaminimet më të hollësishme zbuluan faktin se frakturat ishin gjashtë, gjë që kërkon urgjentisht ndërhyrjen kirurgjikale të cilës lojtari iu nënshtrua për katër orë.

Në këtë mënyrë, Kampionati Europian për Castagne me shumë mundësi ka përfunduar, sepse sipas asaj që bënë të ditur mjekët, do të ishte një mrekulli nëse ai do të rikuperonte për finalen në Wembley, gjë në të cilën nuk mban asnjë shpresë trajneri i Belgjikës Roberto Martinez. “Nëse arrijmë në finale, sigurisht që ai mund të vijë me ne. Por duhet të shohim nëse mund të qëndrojë në fushë, unë dyshoj. Nga pikëpamja mjekësore atij i duhen katër javë. Po pas rastit Witsel, që nuk duhet të ishte këtu pas dëmtimit, unë nuk i përjashtoj mrekullitë mjekësore”, tha trajneri.

Në skuadrën belge, siç ndodhi në ndeshjen kundër Rusisë pas dëmtimit të tij, Castagne do të zëvendësohet nga lojtari i Borussia Dortmund Thomas Meunier, që ndër të tjera, shënoi edhe gol në ndeshjen e së shtunës. Gjithësesi një problem jo i vogël, ai i Castagne, që i shtohet lojtarëve akoma të parikuperuar për Belgjikën si Kevin De Bruyne dhe Axel Witsel.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *