SPAK ka mbyllur hetimet për të shumëkërkuarin Talo Çela dhe grupin e tij kriminal, të cilët akuzohen për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës dhe për një sërë veprash të tjera kriminale.
Vrasja e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia ndodhi më 27 prill të vitit 2020, te tregu i makinave, në qytetin bregdetar. Këtë krim, prokurorët e SPAK arritën ta zbardhnin përmes deklarimeve të të penduarit të drejtësisë Klevis Alla.
Në dosjen e SPAK, Alla thekson se ka qenë ai i cili i ka nxjerrë në pritë vëllezërit Haxhia duke i marrë në telefon për t’i dhënë lekët e një borxhi. Sipas tij, takimi u la te tregu i makinave, ku Talo Çela dhe Nuredin Dumani i ekzekutuan me breshëri kallashnikovi në makinën e tyre në lëvizje e sipër.
“Besmir Haxhinë e nxora unë në pritë. I telefonova dhe i thashë hajde të të jap lekët e borxhit. E lamë të shiheshim te tregu i makinave. Kur pashë makinën e tij e parakalova. Atë moment Talo Çela dhe Nuredin Dumani, qëlluan me breshëri. Sulmi zgjati 3 minuta.
Ne nuk e dinim që në makinë me të ishte edhe vëllai tjetër Viktori. Për vrasjen e Dorian Shkozës, dua të them se Talon e informoja unë për lëvizjet e tij. Vrasjen e Dorianit mendoj e ka bërë Besmir Haxhia dhe Talo, nisur nga karakteristikat trupore. Shofer s’e di kush ka qenë”.
Talo Çela e Nuredin Dumani si dhe Altin Ndocit akuzohen zyrtarisht nga prokuroria për ekzekutimin e vëllezërve Haxhia dhe mbi ta rëndojnë akuzat e vrasjes në rrethana cilësuese, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje.
Klevis Alla ka rrëfyer përpara prokurorëve edhe motivin e ekzekutimit të vëllezërve Haxhia, si dhe nisjen e konflikteve mes pjesëtarëve të grupit të Talo Çelës.
“Pas ngjarjes në Rinas, filloi përçarja e grupit të Talo Çelës, Dorian Shkozës, Altin Ndocit e Besmir Haxhisë. Përçarja filloi pasi hyri në lojë lek i madh nga vjedhja e Rinasit”, – deklaroi i penduari.
Enkeleda Çela është demokrate e orëve të para. Ajo ka luftuar dhe sakrifikuar në çdo zgjedhje për të mbrojtur votat e Partisë Demokratike. Por më 13 Qershor, Enka u dhunua nga Kryetari i Degës nr 5 në Tiranë dhe u përzu nga qendra e votimit vetëm sepse ishte vëzhguese e imja dhe kërkoi të siguronte zgjedhje të drejta brenda partisë sonë.
i beson njeri ketyre te hetuesise se kohes se sigurimsave?!!! po ikni a te vrare e te mbaruar se ju ka dal boja me koh. zhulanjoser te peshtire.