• |
ide | kryesore

Ibrahimovic operohet në gjurin e majtë: në fushë pas të paktën 2 muajsh

-Instant, Sport



Ibrahimovic është operuar në Romë për të zgjidhur përfundimisht problemin e gjurit, në dëmtimin e pësuar në maj gjatë ndeshjes kundër Juventus. Njoftimin e ka bërë Milan në një deklaratë zyrtare: “Zlatan Ibrahimoviç iu nënshtrua një operacioni artroskopik të gjurit në Spitalin Ndërkombëtar të UPMC Salvator Mundi në Romë. Operacioni i pastrimit artikular u krye me sukses nga kirurgët Volker Musahl dhe Fabrizio Margheritini, në prani të drejtorit mjekësor të kuqezinjve Stefano Mazzoni dhe këshilltari ortopedik i Klubit Roberto Pozzoni. Zlatan është mirë dhe do të fillojë menjëherë procesin e rehabilitimit”, shkruan komunikata. Në raste si ky, duhen mesatarisht dy muaj për lojtarin që të kthehet në fushë.

Një operacion i pastrimit artikular i domosdoshëm pas trajtimit konservativ, për të cilin Milan dhe lojtari kishin vendosur pas dëmtimit, që nuk dha rezultatet e dëshiruara. Për sulmuesin suedez tani do të duhen rreth katër javë për të qenë në gjendje të kthehet të vrapojë dhe të stërvitet në fushë, e pas kësaj duhet edhe të paktën një muaj për ri-atletizimin. Me pak fjalë, nëse gjithçka shkon mirë, Ibrahimovic duhet të jetë gati për rinisjen e kampionatit të Serie A.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *