• |
ide | kryesore

Masakra në Velipojë/ Dy persona të shpallur në kërkim, 20 të shoqëruar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy persona të shpallur në kërkim dhe 20 të tjerë të shoqëruar. Kështu ka vepruar policia në përgjigje të masakrës në Velipojë, ku katër persona humbën jetën në përplasjen mes vëllezërve Ferracaku dhe Gocaj, pronarë hotelesh në plazh.

Mësohet se në këtë ngjarje mund të jenë përdorur deri në gjashtë armë zjarri në përplasjen fatale.

Vëllezërit Ferracaku kanë pasur secili nga një pistoletë sipas dyshimeve dhe dy personat në kërkim dyshohen se kanë qenë të armatosur. Nga ana tjetër edhe vëllezërit Gocaj kanë pasur njeri pistoletë dhe tjetri automatik kallashnikov. Policia ka sekuestruar vetëm një pistoletë deri më tani dhe disa prej gëzhojave që janë nga disa armë të ndryshme.

Të vrarë pas konfliktit që dyshohet se nisi për hapësirat në plazh mbetën Kujtim Ferracaku dhe u plagos nipi i tij Elmilind Dyli, 17 vjeç ndërsa u plagos edhe Hasan Ferracaku, vëllai i tij. Nga pala tjetër mbetën të vrarë vëllezërit Edmond Gocaj dhe Xhovan Gocaj si dhe shtetasi Myzerin Zeneli, 20 vjeç i cili një ditë më parë kishte nisur punën si kamerier në plazhin e Velipojës.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *