• |
ide | kryesore

Fundi i një epoke, Toni Kroos tërhiqet nga kombëtarja e Gjermanisë: “E bëj për familjen time”

-Instant, Sport



Dalja e shpejtë e Gjermanisë nga kampionati Europian vazhdon të trondisë ambjentine kombëtares. Pas lamtumirës së paralajmëruar të Joachim Loeë që i ka lënë vendin Hansi Flick, një tjetër emblemë e 4 herë kampionëve të botës i ka dhënë lamtumirën kombëtares.

Toni Kroos, 31 vjecar, ka bërë të ditur vendimin e tij për largimin nga Gjermania, duke dëshpëruar tifozët dhe me shumë mundësi edhe teknikun e ri të kombëtares, duke qenë se mesfushori i Real Madrid ishte pika e referimit dhe një shtyllë e palëvizshme e formacionit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari në një podcast në Instagram. “Një vendim i parevokueshëm”, ka saktësuar Kroos, duke shpjeguar se dëshiron të jetë pranë familjes si baba e si bashkëshort.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *