• |
ide | kryesore

Morën ryshfet për operacionin e të riut, arrestohen dy mjekë të spitalit të Traumës

-Instant, Lajme, Të fundit



Një mjek kirurg dhe një mjek anestezist janë vënë në pranga pasi kanë marrë një , një shumë parash për të kryer operacionin e një djali. Policia njofton se u bë ndalimi i shtetasve: S. M., 34 vjeç, me profesion mjek kirurg ortoped pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë dhe E. S., 45 vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë. Ndalimi i tyre u bë për arsye se në ambientet e një qendre spitalore në Tiranë, pas një operacioni mjekësor që kirurgu S. M. dhe anestezisti E. S. i kanë bërë shtetasit E. D., i plagosur mbrëmjen e datës 27 qershor, në Velipojë, i ati i pacientit, shtetasi F. D. dyshohet se iu ka dhënë të dy mjekëve një sasi parash për kryerjen e operacionit.

Të dy këta persona akuzohen për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

 



1 Comment

  1. jepini me emrat hajdut me bluza te bardha se jane bere te pangopur e po bejne kerdine si cakejt. Ka humbu dhe humanizmi dhe njerzilleku lekiste deri ne vdekje pa asnje lloj emocioni njerezor jane mbi 90% e tyre !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *