• |
ide | kryesore

Aksion i SPAK/ Ndalohet kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



SPAK ka ndërmarrë sot një operacion anti-korrupsion në Lushnje. Raportohet se janë disa të arrestuar, ndërkaq është ndaluar edhe kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe.

Perveç Tushes janë arrestuar dhe disa persona të tjerë, ndërsa në vijim pritet të kemi dhe detaje në lidhje me këtë operacion.
Mësohet se efektivët e policisë dhe të Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë kanë kryer kontrolle në zyrat e Kadastrës dhe të Ndërmarrjes së Pasurive Publike.

Ky operacion vjen pas një hetimi disamujor. Është një operacion që vijon jo vetëm në Lushnje, por do të shtrihet në disa qytete.



3 Comments

  1. Te behet gati fiku. Do te hapim nje nr llogarie per te siguruar fondet e nevojshme te emergjences per blerje sapuni dhe vazeline per perdorim te brendshem ne qeli

  2. Ne fakt ky dhe ca si ky i kane bere shume dem buxhetit te shtetit. Jo per gje por Lushnja eshte lokomotiva e ekonomise shqiptare. Kurse keta ne Tirane (qeveri e bashki se bashku) i ka larg A-SPAKU dhe nuk i shikon

  3. Po problemi është Lushnja!!!Po kjo e Lushnjës është pikë uji në det në krahasim me Tiranën ,Durrësin,Elbasanin e Korçën.Aspak që aspak po bën.Rama e Veliaj janë shpërdoruesit më të mëdhenj të pronës publike!!!Epo Lushnja është problem për aspakun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *