• |
ide | kryesore

Kunatat përfunduan në urgjencë pas sherrit, policia prangos njërën prej tyre

-Instant, Lajme, Të fundit



Një sherr në familja ka bërë që të përfundojë në urgjencën e spitalit rajonal të Lezhës dy kunata. Policia e Lezhës njofton se ka arrestuar 45-vjeçaren, A. Gj., e cila një ditë më parë ushtroi dhunë ndaj kunatës së saj. Kjo e fundit ditën e djeshme ka rrahur kunatën Dava Ndoj 34 vjeçe, duke i shkaktuar plagë. Dava ishte në proces divorci edhe posedonte një urdhër mbrojtje.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases A. Gj., 45 vjeçe, banuese në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së saj, shtetases D. N., 34 vjeçe, në fshatin Markatomaj, Lezhë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *