• |
ide | kryesore

Arrestimi i mjekëve të Traumës, reagon Sindikata: Fjalët në telefona nuk janë prova

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor ka reaguar për arrestimet e dy mjekëve të spitalit të Traumës në Tiranë pasi akuzohen se morën një shumë parash për mjekimin e njërit prej të plagosurve që policia e ka arrestuar edhe si të përfshirë në masakrën e Velipojës, ku mbetën 4 të vrarë. Mjekët e arrestuar janë Ervin Sulaj dhe Serdi Memimi.

Sindikata shprehet se arrestimi i tyre është i nxituar, pasi nuk përbëjnë rrezikshmëri shoqërore dhe nuk mund të prishin provat për të cilat akuzohen, prandaj sipas tyre nuk duhet të ishin pas hekurave, por të hetoheshin në një masë më të lehtë sigurie, që do të thotë jashtë qelisë.

Sindikata ngre dyshime edhe për hetimet kur shprehet se arrestimet janë bërë mbi bazën e “diskutimeve në telefona të të tretëve të cilët përmendin emra të ndryshëm pa asnjë provë”. Për këtë arsye Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor do të organizojë nesër një tubim përpara spitalit të Traumës në mbështetje të mjekëve dhe infermierëve të këtij institucioni pas arrestimit të kolegëve të tyre.



3 Comments

  1. Jooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo ….. kush hajvan e tjote kete?
    A ju qifsha mendjen kur te kem nge

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *