• |
ide | kryesore

Detaje/ Masakrohet me sende të forta 25-vjeçari në Laç

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në Laç.

Persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar dhe dhunuar me sende të forta një 25-vjeçar të identifikuar si Llei Lika.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr ndihmën e mjekëve.
Policia ka shoqëruar disa persona që dyshohet se mund të kenë dijeni lidhur me sherrin, por nuk dihet më shumë për motivet.

“Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *