• |
ide | kryesore

Tjetër mjet lundrues pëson defekt, dy turistë mbeten të bllokuar në det për disa minuta

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas Karaburunit, pasditen e sotme dy turistë të tjerë kanë rrezikuar të mbyten pranë kalasë së Vlorës. Raportohet se një tjetër gomone ka qenë në rrezik përmbytje në vendin e quajtur Kalaja te Uji i Ftohtë në Vlorë. Gomonia me dy persona në bord ka kërkuar ndihmë në policinë kufitare pasi i është fikur motori dhe deti me dallgë deri në 3 ballë në gji i ka rrezikuar përmbytjen.

Pas defektit ata kanë mbetur të bllokuar në det për disa minuta deri në mbërritjen e policisë që ka bërë të mundur nxjerrjen e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *