• |
ide | kryesore

VIDEO/ “Sa lek ke marrë qen bir qeni”/ Sulmohet gjyqtari në korridoret e gjykatës në Vlorë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Janë bërë publike pamjet e sulmit ndaj gjyqtarit Arqile Basho në Vlorë. Syri TV ka siguruar pamjet e momentit kur vëllezërit Myslimi ndjekin nga pas gjyqtarin ne korridorin e gjykatës.

Tre vëllezërit Myslym Myslimi 60 vjeç, Fatosh Myslimi 62 vjeç dhe Elmaz Myslimi 64 vjeç kanë hedhur akuza në drejtim të këtij gjykatësi se po i grabit pronën. Pasi ai ka dhënë vendimin, i kanë shkuar nga pas në ambientet e gjykatës, e kanë tërhequr nga uniforma ku i kanë kërkuar shpjegime mbi vendimin, të cilin e kanë konsideruar të padrejtë.

“Sa lekë ke marrë, qen bir qeni”, dëgjohet të thonë vëllezërit në video.

Sipas vëllezërve, tashmë të arrestuar nga Policia, ky gjyqtar prej 8 vitesh jep vendimin kundër tyre për pronësinë e një shtëpie. Bëhet fjalë për një shtëpi, që është marrë nga një firmë ndërtimi për t’u bërë pallat. Firma i ka shitur apartamentin 2 pronarëve njëherësh dhe sipas vëllezërve Myslimi ky gjyqtar po favorizon pronarin e dytë.

Mbi tre vëllezërit e arrestuar rëndon akuza për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, kryer në bashkëpunim, edhe pse ato e kanë mohuar duke thënë se thjeshtë e kanë ndalur për t’i kërkuar shpjegime mbi motivet e vendimit./Syri.net



5 Comments

  1. Shume te drejte kane . Gjyqtaret jane fatkeqesi e ketij komni.
    Nese duam pak drite duhet ti kalojme ne “litar” keta perfaqesues te lekut , jane antiligjor .

  2. reforma ne drejtesi e psikopatit , fute ne konflikt qytetaret , ngag jykatsat hajduta bashkepuntore te qeverise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *