• |
ide | kryesore

Velipojë/ Po ndërtonte lokal në plazh, arrestohet pronari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shtetasi Artan Kodra, pronari i një lokali në Velipojë, u arrestua nga policia pasi tentoi të ndërtonte një Beach-bar në zonën e plazhit.

Në pranga përfunduan edhe dy punëtorët Aleksandër Simoni dhe Xhovalin Sukaxhia, që po ndërtonin objektin e paligjshëm.

Njoftimi i plotë

Tenton të ndërtojë në bregdetin e Velipojës Beach-bar, pa lejet përkatëse, vihen në pranga pronari dhe dy punëtorët që po ndërtonin.

Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë në vijim të kontrolleve për lirimin e hapësirave publike në bregdet, u arrestuan shtetasit:

A. K. 40 vjeç, banues në fshatin Hajmel, Vau i Dejës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”

A. S. 49 vjeç, banues në fshatin Mnelë, Vau i Dejës, për veprën penale të “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”

Xh. S. 52 vjeç banues në fshatin Hajmel, Vau i Dejës, për veprën penale të “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në vendin e quajtur “Vilun”, Pulaj, Plazh Velipojë, janë konstatuar duke punuar në një objekt ndërtimi me konstrukt druri lokal, Beach-bar në pronësi të shtetasit A. K. pa lejet përkatëse të organeve kopetente.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *