• |
ide | kryesore

Vakancat në SPAK, nesër intervistohen dy kandidatët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Këshilli i Lartë i Lartë i Prokurorisë në kuadër të procesit të vlerësimit të kandidatëve për prokuror në Prokurorinë e Posaçme, ka njoftuar kandidatët për t’u paraqitur në intervistë. Në maj KLP shpalli dy vakanca për ngritjen në detyrë të prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme dhe dy kandidatët që shprehën interes janë z. Adnan Xholi dhe znj. Dorina Bejko.

Intervistat do të zgjasin rreth 30 minuta për secilin kandidat dhe do të regjistrohen me audio dhe video.

NJOFTIM

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në vijim të procesit të vlerësimit të kandidatëve për prokuror në Prokurorinë e Posaçme, njofton se në datën 23.07.202, tek Poli i Drejtësisë, duke filluar nga ora 9.00, do të zhvillohen intervistat me kandidatët.

Me datë 18.05.2021, KLP ka shpallur dy vakanca për ngritjen në detyrë të prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme. Brenda afatit të përcaktuar , kanë shprehur interes dy kandidatët z. Adnan Xholi dhe znj. Dorina Bejko.

Pas verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore nga ana e Komisionit të Posaçëm për ngritjen në detyrë si prokurorë në SPAK, Këshilli miratoi me vendim nr.195, datë 09.06.2021, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore dhe mund të vazhdojnë procesin e vlerësimit e kritereve të posaçme etike dhe profesionale si më poshtë:

Adnan Xholi
Dorina Bejko.
Intervistat do të zgjasin rreth 30 minuta për secilin kandidat dhe do të regjistrohen me audio dhe video.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *