• |
ide | kryesore

Tragjedia në Kroaci/ Përmbyset autobusi me udhëtarë të Kosovës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Përgjumja e shoferit të autobusit dyshohet të ketë qenë shkaku i tragjedisë së ndodhur në Kroaci me 10 udhëtarë të vdekur dhe mbi 40 të plagosur, të gjithë nga Kosova. Ngjarja ndodhi në qytetin Slavonski Brod, rreth orës 06:20 të mëngjesit, ndërsa autobusi me targa të Kosovës vinte nga Frankfurti i Gjermanisë drejt Prishtinës. Në bord numërohen të kenë qenë 67 pasagjerë dhe dy shoferë, ku njëri humbi jetën në aksident.


15 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, mes të cilëve edhe një vajzë e mitur, ndërsa 14 pasagjerë dhe shoferi tjetër i automjetit ndodhen në Stacionin Policor të qytetit Kroat, duke pritur akomodimin në një tjetër automjet që do t’i transportojë ata drejt Kosovës.


Ministri i Shëndetësisë në Kroaci, Vili Beroš, në një deklaratë për mediat, dha detaje në lidhje me situatën e të lënduarve në aksidentin tragjik në Brod të Kroacisë. Ai tha se 15 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, mes të cilëve është edhe një vajzë e mitur.

“67 pasagjerë dhe 2 shoferë ishin në autobus, 15 persona u plagosën rëndë. Kishte edhe të mitur në autobus, një vajzë është plagosur rëndë”, tha ai.

Një nga shoferët e autobusit Naser Sylmetaj, është një nga viktimat e aksidentit. Mësohet se, vetëm 30 minuta para aksidenti, ai u largua nga timoni, për t’ia kaluar detyrën shoferit tjetër.

Shefi i emergjencave kroate Damir Trut ka thënë se 8 prej udhëtarëve të plagosur janë rëndë në spital. “Sipas informacionit aktualisht të disponueshëm, 10 persona vdiqën si pasojë aksidentit tragjik në autostradë, ndërsa më shumë se 40 u transportuan në një spital në Slavonski Brod. Në autobus ishin 67 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit, dy shoferë. Nëntë pasagjerë dhe një shofer humbën jetën. 44 pasagjerë u shtruan në spitalin Slavonski Brod ku iu dha ndihma mjekësore. Tetë prej tyre u plagosën rëndë, katër janë operuar deri më tani. 14 pasagjerë dhe një shofer janë në Stacionin Policor, duke pritur që të pajisen me akomodim në një objekt që do të sigurohet nga bashkia e Slavonski Brod “, tha Damir Trut nga vendi i aksidentit.

Shefi i Policisë Rrugore të Stacionit Policor Slavonski Brod, Franjo Galiç e konsideroi aksidentin, si më të rëndin që ai kishte parë ndonjëherë.

“Unë kam qenë në shumë aksidente, por ky është me të vërtetë i rëndë dhe mendoj se është një nga aksidentet më të rënda që kam parë. Autobusi ishte plot, por nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të plagosurve. Sipas udhëtarëve, kishte mbi 60 persona në autobus”, tha ai.

Drejtori i spitalit, Doktori Josip Samardžić, ka thënë se 45 persona janë pranuar në spital që nga ky mëngjes, të cilët kishin kërkuar ndihmë mjekësore.

2 Comments

  1. Në vitin 2017, “Luli ishte i keq”, ndërsa në vitin 2021 qenka bërë “i mirë”, sepse i dha një karrige deputeti Tomor Alizotit.

    Por, çfarë deklaronte për Lulzim Bashën, në vitin 2017, Tomor Alizoti.

    Ky i fundit, në atë kohë nuk kursente akuzat për Lulzim Bashën, të cilit i kërkonte llogari për marrëveshjen e 17 majit me kryeministrin Edi Rama dhe pse i gënjeu demokratët duke i mbajtur për rreth tre muaj në çadër.Jeta vazhdon

    1. o plere dhe ne nje artikull ku flitet per persona qe kane humbur jeten ti e gjen te shkruash per partine tende? Plere e poshter!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu