• |
ide | kryesore

Rekomandimet kryesore/ Raporti i OSBE-ODIHR denoncon patronazhistët. PS shkeli privatësinë e qytetarëve

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Në raportin final të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 prillit në vend, mes të tjerash theksi vihet edhe mbi skandalin e patronazhistëve të pushtetit.

Duke e njohur rrjedhjen e të dhënave si shkelje dhe minuese e besimit tek procesi zgjedhor, raporti i OSBE-së kujton se u kërkua hetim në SPAK për ngjarjen, hetim që mori një rrjedhë tjetër, sikurse do ta shtjellojmë më poshtë.

ODIHR rekomandon që institucionet në vend të kryejnë një hetim të hollësishëm për rrjedhjen e të dhënave të 900 mijë shqiptarëve.

“Gjatë fushatës, doli se një bazë të dhënash që përmban informacionin personal dhe detajet e kontaktit të rreth 900,000 shtetasve shqiptarë, që përmbajnë gjithashtu preferenca të mundshme të votimit, rrodhën në publik.

Partitë e opozitës, Presidenti dhe shumë në media kërkuan një hetim nga SPAK në keqpërdorimin e pretenduar të të dhënave personale të qytetarëve.

Ndarja ose ndërthurja e paautorizuar e të dhënave personale të votuesve për qëllimet e supozuara të angazhimit demokratik, mund të konsiderohet si shkelje e angazhimit për mbrojtjen e të drejtës për jetë private dhe familjare.

Mund të dëmtojë besimin e elektoratit, përfshirë fshehtësinë e votës së tyre. Shqipëria duhet të sigurojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet tërësisht të hetojnë dhe sanksionojnë çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor.” – thuhet në raportin e OSBE/ODIHR-it.

Sikurse shkruajtëm më sipër, në sintoni me rekomandimin e OSBE-së kanë qenë thirrjet e Partisë Demokratike, Presidentit Meta dhe organizatës rinore “GUXO”, që kanë kërkuar hetim nga SPAK, dhe ngritën padi tek drejtësia e re.

Por SPAK-ut të shumë pompuar si shpërtimtar i pandëshkueshmërisë do t’i dilte boja shpejtë. Këtë do ta provonte vetë portali Lapsi.al, i cili botoi skandalin dhe me pas u përball me një hetim agresiv nga SPAK.

Prokuroria Speciale ndoqi një strategji të çuditshme duke mos marrë anën e qytetarëve të prekur që iu ishin vjedhur të dhënat, por duke hetuar se nga e kishin zbuluar gazetarët sekretin? Ndërkohë që të gjithë specialistët e fushës këmbëngulnin se nëse kjo punë do të duhej të bëhej profesionalisht, duheshin ndjekur së paku dy rrugë.

Së pari, duhej hetuar pranë E-Albania, nxjerrja e të dhënave nga serveri i së cilës lë gjurmë. Janë tashmë të shumta dëshmitë se qytetarë (madje dhe gazetarë) që gjenden prej vitesh jashtë, që nuk kanë ardhur fare në Shqipëri, por që për arsye kërkese dokumentash kanë depozituar të dhënat e tyre tek AKSH, janë dekonspiruar.

Rruga tjetër do të kish qenë të merreshin urgjentisht në pyetje ata persona, emrat e të cilëve figurojnë si patronazhistë dhe një mumër të konsiderueshëm të të cilëve Lapsi.al i ka vërtetuar që punojnë për llogari të rilindjes. Kush i ka urdhëruar të merreshin me ato të dhëna? Cili ua ka dhënë? Si iu ka rënë në dorë numri i telefonit, adresa, numri i kartës së identitetit të atij që duhet të mbikqyrin?

Por, para se të bënte këtë, prokuroria dhe gjykata e posaçme preferuan të merren me ne gazetarët duke kërkuar sekuestrimin e zyrave, paisjeve dhe telefonave të tyre, një pistë aq e shtrembët sa e hodhi poshtë edhe gjykata e të drejtave të njeriut në Strazburg. Aq këmbëngulës u treguan pinjollët e drejtësisë së re në këtë pikë, sa natyrshëm në publik lindi dyshimi: çfarë po kërkojnë realisht, atë që ka kryer krimin e vjedhjes të të dhënave të qytetarëve, atë që i përdori këto të dhëna personale për të përmbysur rezultatin e 25 prillit, apo thjeshtë tentuan të kapin atë që ka tradhëtuar nënën parti dhe ka nxjerrë në sipërfaqe krimin që ajo donte ta mbante fshehur?

Organizata rinore “Guxo” duke e shpënë sërisht këtë çështje në SPAK, i ka ringritur edhe njëherë këto dilema. Pak ditë më parë i njëjti grupim kanë depozituar një kërkesë tek Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave lidhur me punën e Patronazhistëve të PS-së.

Ata kërkojnë konstatim të paligjshmërisë të mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave personale nga Partia Socialiste. Një tjetër kërkesë e tyre është fshirja e çdo të dhëne personale nga serverat, kompjuterët dhe telefonat e Partisë Socialiste si dhe ndëshkimin e tyre.

Çështja e patronazhistëve u hulumtua dhe publikua nga Lapsi.al përpara zgjedhjeve të 25 Prillit. Sipas burimeve të

Lapsi.al, që vunë në dispozicion gjithë informacionet e përpunuara të qytetarëve, PS kishte një database me të dhënat e mijëra qytetarëve, dhe preferencat e tyre partiake.

Raporti i sotëm i OSBE/ODIHR-it thekson se Partia Socialiste, e cila ka pushtetin krijoi avantazh për shkak të kontrollit të administratave lokale dhe keqpërdorimi i burimeve administrative.

Po ashtu vihet re se pretendimet për blerje votash ishin prezente gjatë fushatës dhe kjo pasoi me një numër të lartë hetimesh.

Rekomandimet kryesore te OSBE ODHIR

  1. Kuadri ligjor ka nevojë për rishikim të mëtejshëm për t’i adresuar ODIHR-it dhe Komisionin e Venecias rekomandimet dhe një numër paqartësish dhe mospërputhjesh. Ndryshimet në ligj duhet të paraprihen nga një proces i hapur dhe gjithëpërfshirës i konsultimit dhe duhet të realizohet mirë përpara zgjedhjeve të ardhshme.
  2. Shteti duhet të garantojë të drejtën për zgjedhje të lira dhe të fshehta. Çdo formë presioni për të zbuluar se si kanë votuar qytetarët duhet të parandalohen.
  3. Autoritetet e zbatimit të ligjit duhet të intensifikojnë përpjekjet për të identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e blerjes së votës. Qytetarët duhet të inkurajohen të raportojnë dhe të japin prova të çdo rasti për blerje votash ose presioni.
  4. Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të kryejnë hetime të thelluara dhe të dënojnë çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në zgjedhje.
  5. Legjislacioni duhet të ndryshohet për të siguruar që mediat të jenë në gjendje të mbulojnë në mënyrë të pavarur aktivitetet e subjekteve zgjedhorë me synimin për të kufizuar përdorimin e përmbajtjes së prodhuar nga partia në lajmet e transmetuara.

©LAPSI.AL 



14 Comments

  1. Tridhjete vjet i njeti film .
    I njejti skenar , i njeti skenarist .
    E njejta regji , i njeti regjizor .
    Abuzohet perhere e me shume dhe çdo here ne forma te ndryshme
    por perfundimi eshte gjithmone i njejte . Abuzuesi promovohet thjesht me nje verejtje .
    Tridhjete vjet e njejta histori .
    Tridhjetvjet i njejti eksperiment .
    Mos prisni ndryshime nese nuk i ndryshoni vete ju o Shqiptar .
    Perseri buke me vete dhe çaten varur ne qafe do bredhesh rrugeve te botes o Shqiptar ?

    Kush merr guximin e ve bast se kete radhe fiton kali i zi ?

  2. vetë Sali Berisha ka aq foto me zyrtarë amerikanë sa askush në Shqipëri. E këto foto as nuk e shpëtuan e as nuk e ndëshkuan. Por është pikërisht produkti i politikës së vet që i solli vendimin më negativ të SHBA për ndonjë zyrtar të lartë shqiptar,mori rrjedhe tjeter sepse ti andi e shite linkun tek te tretet dhe keta e bene publike dhe kjo solli pasoja të njerzit qe filluan të kercenoje njeri tjetrin per kete faji eshte vetem i joti andi

  3. YMER GELBAZA KELLIRA KUR E SHQELMUAN NE KOKE DHE KOQE SE JA PUBLIKOJ DOSJEN SE SI KRISTAQ RAMA JA PALLOJ GRUAN EDI RAMES thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH EDI RAMES FRROK CUPIT LAL DHJERIT DHE CARLO BOLES BOLINO

    1. O … GELBAZE, degjo!
      Raporti i OSBE, ka nje gje shume, shume te mire.
      Sepse mund ta lexoje perseri, pa asnje ndryshim, pa u lodhur ta shkruajne perseri, edhe ne vitin 2025 , bile edhe ne vitin 2029…
      Dhe keshtu do te ndodhe…

  4. Nga tere bemat dhe mekatet e PS-se ne keto 30 vite pluralizem, me e keqe edhe se viti 97

    eshte spiunimi dhe krijimi i dosjeve per cdo votues me te dhena personale duke perfshire

    edhe bindjet e preferencat politike. Kjo eshte goditja me e rende qe i eshte bere jo vetem

    te ashtuquajtures demokraci e te ashtuquajturave zgjedhje te lira e te ndershme por i eshte

    nje goditje fatale bashkejeteses paqesore te paleve te kunderta ne Shqiperi. Kjo eshte bere

    qartazi me synimin per percarjen e armiqesimin e njerzve me njeri tjetrin. Si mund te bashke-

    jetojne ne harmoni i patronazhuari e i spiunuari me partronazhistin-spiun te rilindjes. Ata jane

    armiq te papajtueshem e ne konflikt te vazhdueshem pavaresisht se per momentin ka qetesi

    por kjo eshte qetesi nga halli, sepse konflikti, armiqesia e mbjelle nga PS eshte aty . Sikur PS

    dhe rilindja te merrte nje keshille nga armiku me i madh i shqiptareve , nuk besoj se do merrte

    keshille me te demshme per Shqiperine. sepse percarja eshte armiku me i madh i nje kombi e i nje

    shoqerie. Sot shoqeria shqiptare eshte e ndare me dysh -njera patronazhiste e pales tjeter dhe

    tjetra e patronazhuar, njera qe gjitha te drejtat, pushtetin, pasurine, privilegjet dhe tjetra ka vetem

    te drejten te jete e patronazhuar e ne survejim permanent nga patronazhistet shumica te papune e

    pa te ardhme ne Shqiperi, me femijert qe u ikin perdite . Qellimi final i rilindjes nepermes ketij akti

    te pashembullt ne historine e pluralizmit jo vetem shqiptar por edhe atij boteror, eshte ngushtrimi

    i hapesirave te jetesaes per popullin opozitar dhe mundesisht largimin e tij nga Shqiperia. Sa do ia

    arrrije rilindja ketij synimi mbetet per tu pare por deri tani i ka funksionuar, mbi 500 mije i ka

    larguar gjate ketyre dy mandateve.

  5. Ouuuu

    OSBE-ja raport negativ per ish shefin e OSBE-se ???!!!???

    Se marr vesh kte pune, ndoshta jam i trashe

    Vetem Tak Ngjala me froq qyrrin dhe gazeten temathika mund t’ma sqarojne

  6. • Zgjedhjet u organizuan mirë nga administratra zgjedhore

    • KQZ e riformatuar me tre degë kryesore mori përsipër përgjegjësi të zgjeruara, të përmbushura në mënyrë të përshtatshme

    • Modeli pilot i zgjedhjeve elektronike, pjesë e marrëveshjes politike dhe reformës zgjedhore të vitit 2020 rezultoi i suksesshëm

    • Vëzhguesit ndërkombëtarë përgëzojnë unanimisht përdorimin e sistemit të ri të identifikimit elektronik përmes shenjave të gishtërinjve, një sistem që ka minimizuar rrezikun e votimit të dyfishtë, votës familjare apo votimit në vend të dikujt tjetër në ditën e zgjedhjeve

    • Një proces gjithpërfshirës dhe konkurrues, në zgjedhjet e 25 prillit u regjistruan në KQZ 10 parti politike, dy koalicione kombëtare dhe 5 kandidatë të pavarur.

    • E drejta thelbësore e grumbullimit të lirë u respektua gjatë fushatës dhe të gjithë subjektet elektorale mundën të zhvillonin një fushatë të lirë, pavarësisht kufizimeve apo gjobave të vendosura për shkak të pandemisë së Covid-19

    • Në të gjitha qendrat ku ishin të pranishëm vëzhguesit ndërkombëtarë, procesi i votimit ishte i qetë dhe sekreti i votës u respektua përgjithësisht. Kjo eshte masakra zgjedhore sipas osbe-odihr

  7. Gjithkush mund te flase per dhunen ndaj gazetareve, ta denoje ate, por qe te flase Berisha i cili ka futur gazetaret ne burg, ka djegur redaksine e gazetes Koha Jone, ka dhunuar gazetaret Bardhok Lala, Zamir Dule, Edi Rama, Erion Brace e deri gazetare spanjolle, çka e renditi ne 10 armiqte me te medhenj ne bote te shtypit, eshte vertet nje ironi e fatit!Une nderkohe kam 8 vjet qe e ta kam Qire ate kurven mamin,uluret kur e ka karin brenda ne byth e pidh,ti i ores 14:01

  8. Ai ka përgjuar dhe regjistruar Lulzim Bashën gjatë kohës që është bërë sajimi i videos “Babale” dhe ajo do të publikohej, Salianji me kamera, apo me audio-përgjues, me stilolapsa apo mjete të tjera, ka mundur ta regjistrojë Lulzim Bashën në zyrën e tij, në bisedën që kanë bërë për publikimin e këtij materiali dhe shitjen për publikun si video-skandal.

    Megjithëse kanë qënë në dijeni se personi i regjistruar me audio-përgjimin “Babale”, nuk ka qënë vëllai i ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *