• |
ide | kryesore

Konflikti për pronën sjell një të vrarë e tre të plagosur/ Nëna e viktimës: Vajtën me zetor të prishnin ullinjtë

-Instant, Lajme, Të fundit


Një i vrarë dhe tre të plagosur është bilanci i konfliktit për pronën mes kushërinjve në fshatin Garunjas të Lushnjes. Shkaku i konfliktit janë bërë ullinjët që ndodhen në një tokë bujqësore. Nëna e viktimës ka thënë se djemtë e kishin mbjellë me ullinj tokën dhe konflikti me kushërinjtë nisi për prishjen e tyre.

“Çunat e patën mbjellë, është toka ime, vajtën atje dhe nuk di nëna më gjë. Për punë toke. Do ketë prishur ullinjtë që ka mbjellë çuni, vajtën me zetor për të prishur ullinjtë andej”, thotë mes lotësh nëna e viktimës.

Nga trë shtënat me armë gjahu mëngjesin e sotëm, humbi jetën Romeo Hasalla 30 vjeç si dhe u plagosën dy vëllezërit e tij Laert dhe Emiljano Hasalla dhe i ati Shaip Hasalla 65 vjeç. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe kanë shpallur në kërkim autorët e dyshuar, vëllezërit Afrim dhe Kastriot Hasalla, e vijon puna intensive për kapjen e tyre.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *