• |
ide | kryesore

FOTO/ Alexis Sanchez kapet mat me ‘stories’: gazetarja i zbulon lidhjen me ish-të dashurën e Neymar

-Instant, Sport



Interesimi i gazetarëve është problem më vete, sidomos kur sportistët (futbollistët të parët) kanë dicka që duan ta mbajnë fshehur. Gazetarja amerikano-jugore Cecilia Gutiérrez kohët e fundit është përqëndruar në jetën dashurore të Alexis Sanchez. Futbollisti i Interit në fakt, sipas ndërtimit të fakteve dhe hulumtimit të saj, ka filluar një histori dashurie me modelen ruse Katarina Safarova.

Gazetarja ka pikasur një seri historish në Instagram në të cilat mund të shiheshin foto dhe një video e kohëve të fundit në të cilën futbollisti kilian dhe modelja ruse shfaqen veçmas, por duket se ata kanë qenë së bashku disa ditë më parë në Barcelonë dhe se më pas janë takuar në Milano.

Në video, shihet vetëm modelja por dëgjohet një zë, që sipas gazetares duhet t’i përkasë Alexis. Katerina Safarova është 22 vjeç dhe u bë e famshme pas pjesëmarrjes së saj në reality show La Isla de las Tentaciones në janar 2020. Ajo ka patur më parë një lidhje me Neymar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Katerina Safarova (@kat_safarova)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *