• |
ide | kryesore

“U hakmorrëm me derrin Ronaldo”: fyerjet e spikerit të stadiumit i kushtojnë ndëshkimin nga Federata portugeze

-Instant, Sport



Vështirë se mund të ndodhte diçka e tillë, por në Portugali paska edhe ndonjë që nuk e vlerëson Cristiano Ronaldon. E për ta gjetur, vendi më i mirë është tek skuadra rivale e ish-Sportingut të tij, te Porto. Vetëm se jo në skuadër, por tek spikeri i stadiumit, që nuk ka lënë fyerje pa bërë kundër CR7, duke marrë si rezultat… 1430 euro gjobë.

Gjoba ka shkuar për spikerin e Portos Fernando Saul, që ashtu si rrëfen e përditshmja portugeze A-Bola ka fyer sulmuesin e Juventus në profilet e tij në rrjetet sociale, pak para garë së Champions kundër Portos në majin e kaluar në Dragao, ku bardhezinjtë e Pirlos u eleminuan në 1/8 e finales. “U hakmorëm në Basel kundër hajdutëve italianë, u hakmorëm ndaj derrit Ronaldo për atë që i ka bërë Dragaos. Çfarë race krenare, ky është Porto. Tani po pres videon e Dolores (nëna e CR7) dhe ‘pabuksave’ të tjerë të familjes”, ka shkruar ai komentin, që gjithësesi i ka kushtuar rëndë spikerit kundërshtar, aq sa të gjobitet nga Federata portugeze.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *