• |
ide | kryesore

FOTO/ Shembet gjatë garës, në Tokyo 2020, çiklisti amerikan: shkaku, hemoragjia cerebrale

-Instant, Sport

Federata Amerikane e Ciklizmit ka lëshuar një deklaratë për shtyp në lidhje me gjendjen e Connor Fields, kampioni olimpik në BMX që dje pësoi një rënie të keqe gjatë garës së Lojërave të Tokios. “Vizitat zbuluan një hemorragji cerebrale, por mjekët ka saktësuar se sportisti nuk ka pësuar dëme të mëtejshme – thuhet në shënim -. Pas një nate nën vëzhgim, Connor ka dalë nga reparti i terapisë intensive, por është ende i shtruar në spital, pasi ka pësuar edhe një brinjë të thyer dhe një edemë pulmonare”.



“Ne mund të konfirmojmë se Connor Fields është zgjuar dhe po pret vlerësimet e mëtejshme mjekësore – tha mjeku i ekipit amerikan disa orë më parë -. Ne do të ndajmë përditësime të tjera sapo të bëhen të disponueshme”. “Nga pikëpamja orientuese është mirë, ai e di se ku është, mban mend ditëlindjen e tij dhe njeh njerëzit,” tha më pas babai i ciklistit. Fields mund të dalë nga institucioni shëndetësor brenda pesë ditësh dhe të kthehet në shtëpi.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu