• |
ide | kryesore

Video/ Tokio 2020, Brazili e Meksika përballë në gjysëmfinale: Spanja eleminon Bregun e Fildishtë

-Instant, Sport



Spanja u bë gjysmëfinalistja e parë e turneut olimpik të futbollit për meshkuj në Tokio, pasi mundi Bregun e Fildishtë me rezultatin 5-2 në kohën shtesë, në një ndeshje ku ndodhi gjithçka. Furitë e kuqe do të duhet të përballen tani në gjysmëfinale me Japoninë më 3 gusht, ndërsa në tjetrën, Brazili që mposhti Egjiptin do të sfidohet nga Meksika spektakolare.

E të mendosh se, në minutat shtesë, gjithçka të sugjeronte se do të ishin spanjollët ata që do të largoheshin nga Lojërat. Me rezultatin 1-1 (golat e Bailly dhe Olmos në pjesën e parë), në minutën e 91 ishte Gradel, mesfushori 33-vjeçar i Sivasspor (Turqi), që kaloi në epërsi Bregun e Fildishtë. Vetëm se, dy minuta më vonë, mbrojtja prishi gjithçka duke i hapur derën Mir (2-2). Në kohën shtesë, sidoqoftë, nuk pati më histori: dy gola të tjerë nga Mir dhe një nga Oyarzabal i lejojnë Spanjës të kalojë në katër më të mirat dhe të vazhdojë të shpresojë për një medalje.

Nuk shënoi askush për më shumë se dy orë në ndeshjen midis Zelandës së Re dhe Japonisë të kapitenit Yoshida. Penalltia vendimtare është e tij, ajo e 4-2 që vlen gjysmëfinalen pas 0-0 në 120′. Në anën tjetër, Brazili dhe Meksika do të takohen në gjysëmfinale, në një sfidë që premton spektakël. Një gol nga Cunha, në një asist të Richarlison, ishte i mjaftueshëm që verdhejeshilët të eleminojë Egjiptin. Meksika, ndërkohë, zgjodhi goleadën: 6-3 ndaj Koresë së Jugut me një dygolësh për secilin nga Martin dhe Cordova.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *