• |
ide | kryesore

Dafina së shpejti një tjetër bashkepunim

-Instant, Paparazzi, Slider


Dafina Zeqiri ka qenë padyshim një nga artistet më aktive në muzikë këto kohë. Këngëtarja ka realizuar një sërë këngësh dhe një pjesë prej tyre janë në radhë për t’u publikuar. Para disa ditësh, Dafina zbuloi vetë se do të vijë së shpejti në një duet me Lyrical Son.
Kënga e dyshes mban titullin “Llafe llafe” dhe mund të publikohet së shpejti. Tashmë xhirimet e kësaj kënge kanë përfunduar, ndërkohë fansat janë të bindur se Dafina po punon për një tjetër bashkëpunim.

Së fundmi, Kida ka publikuar disa foto të saj dhe të gjithëve ju ka rënë në sy një koment i Dafina Zeqirit. Ajo ka komentuar një pjesë nga teksti i këngës së Kidës, “Drunk”.

“Baby kur jom drunk & kyqen dhez”, ka komentuar Zeqiri.
“A pe knojmë kongën që i prek”, ja ka kthyer Kida dhe kaq ka mjaftuar që fansat të binden se dy vajzat po sjellin duetin e parë mes tyre.Te


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *