• |
ide | kryesore

Me 788 kg kokainë dhe 1.2 milionë euro cash në Spanjë, SPAK kërkon sekuestrim pasurie për 2 shqiptarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar pasuritë e dy personave të arrestuar për drogë në Spanjë.

Nga hetimet e kryera është provuar se Arjan Ndoci alias Ardian (Ardjan) Noka alias Dritan Gradica dhe Julian Deblini (Bedlini) alias Julian Gjoka kanë kryer aktivitet kriminal të trafikimit të narkotikëve, nga i cili janë gjeneruar shuma të mëdha të ardhurash.

Ata janë arrestuar në 2018-ën duke trafikuar 788 kg lëndë narkotike, kokainë , ndërsa u janë sekuestruar edhe sekuestruar 1.250.000 euro cash nga autoritetet spanjolle të drejtësisë

Ndërsa pasuritë e sekuestruara të ndodhura në Tiranë janë:

– 8 apartamente, me sipërfaqe totale 905 m2;
– 2 njësi shërbimi (lokale), me sipërfaqe totale 280 m2;
-4 garazhe, me sipërfaqe totale 60 m2;
Pasuri të luajtshme:
-3 automjete;
– 4. 645.700 lek në llogari bankare;
– 7. 435 euro në llogari bankare.

Këto shtetas me anë të personave të tjerë dhe veprimeve fiktive kanë fshehur dhe mbuluar origjinën e paligjshme të pasurive duke investuar në sektorë ekonomik, duke krijuar shoqëri apo blerë dhe shitur pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme.

Ndërkohë në përfundim të hetimit Arjan Ndoci alias Ardian (Ardjan) Noka alias Dritan Gradica dhe Julian Deblini (Bedlini) alias Julian Gjoka janë akuzuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”,“Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 186, 283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal dhe dosja është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *