• |
ide | kryesore

Pohimi i trishtë i Van Basten, mbi dëmtimet: “Nuk ia vlente të vuaja për futbollin”

-Instant, F1, Sport



Më 18 gusht 1995 përfundoi një epokë e futbollit. Marco Van Basten, unaza lidhëse mes futbollit modern dhe atij bashkëkohor, largohet nga skena. Kavilja nuk e la të qetë. Shumë dhimbje. Për të vetë, por edhe për botën e futbollit që humbi shumë shpejt një nga artistët e saj më të mëdhenj. E megjithatë, duke hedhur shikimin prapa, mjellma e Utrehtit ka bërë një përmbledhje të karrierës së tij. E duke bërë llogaritë, hollandezi konstaton me hidhërim, për BBC, se është penduar për disa zgjedhje.

DHIMBJA – Një talent i torturuar. Kavilja e bëri atë të vuajë shumë, duke e detyruar të tërhiqet herët, pas dy vitesh përpjekje për rikuperim të jetuar mes vuajtjesh të mëdha. “Nëse do të kisha përsëri mundësinë për të zgjedhur rrugën që duhej të merrja, me gjithë përvojën e grumbulluar gjatë viteve dhe duke pasur parasysh dhimbjen e duruar, mendoj se nuk ia vlente. Kavilja më ka krijuar kaq shumë probleme, ka ndikuar jetën time të përditshme. Por në atë kohë futbolli ishte e gjithë jeta ime. Tani jam më i madh, kam jetuar edhe një jetë pa futboll. E mendoj se mund të kesh një ekzistencë të kënaqshme. Nuk është vetëm futbolli. Sot do të merrja një vendim tjetër ”

VËSHTIRËSIA – Largimi nga futbolli ishte i vështirë. Duke qenë i detyruar, ishte edhe më i dhimbshëm. “Si lojtar u ndjeva i vdekur. Edhe sot nuk mund të luaj futboll. E kam të vështirë, sepse kaviljen e kam të fiksuar. Nuk mund as të godas as të bëjn lëvizje me këmbën time. Për mua ishte e vështirë ta pranoja, sepse para se të largohesha nuk kalova asnjë ditë në jetën time pa prekur topin. Pastaj, papritmas, gjithçka mbaroi dhe ishte shumë e dhimbshme ta pranoja. ”

CRUIJFF – Hapësirë edhe për kujtimet më të ëmbla. Futbolli për Van Basten ka dhënë edhe momente shumë të bukura. Ashtu si takimi me Cruijff. “Ai ishte një nga më të mirët, ai ishte shembulli im. Për mua ai ishte një hero. Ai ishte një yll, si George Best, ishte e mrekullueshme ta shihje të luante dhe kur e takova mendoj se ishte shumë më e lehtë t’i qendroje pranë dhe të luaje sesa të flisje me të”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *