• |
ide | kryesore

Plan i dobët i administratës Biden/ VOA: Shtohen presionet mbi Presidentin amerikan pas tërheqjes nga Afganistani

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e së martës Presidenti Joe Biden u kthye në Shtëpinë e Bardhë duke ndërprerë herët pushimet, ndërsa përballet me presion në rritje mbi tërheqjen kaotike të forcave amerikane në Afganistan dhe rënien e shpejtë të qeverisë në Kabul.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara, përgatiti materialin me të rejat e fundit.

Skenat kaotike të afganëve të dëshpëruar që përpiqen të largohen nga vendi, theksuan atë që gjerësisht perceptohet si plani i dobët i Administratës Biden për tërheqje nga lufta më e gjatë e Amerikës.

“Pamjet e ditëve të fundit në aeroport ishin dëshpëruese, por Presidentit Biden iu desh të mendonte edhe për koston njerëzore të rrugës alternative të qëndrimit në një konflikt civil në Afganistan”, tha Jake Sullivan, Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Pas rimarrjes së shpejtë të Afganistanit nga talebanët, ShBA po përpiqet të evakuojë mijëra amerikanë dhe aleatë afganë.

“Ne po u japim përparësi disa grupeve, si qytetarëve amerikanë, punonjësve të ambasadës dhe familjeve të tyre, personelit lokal, atyre me visa speciale imigruese dhe aplikuesve, afganëve që kualifikohen për programet e refugjatëve si përkthyes, që mund të kenë ndihmuar mediat dhe të tjerët”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Deri në mbrëmjen e së martës, zyrtarët thanë se ShBA evakuoi më shumë se 3,200 njerëz, përfshirë personlin e Ambasadës Amerikane, shtetas amerikanë, afganë dhe qytetarë nga vende të treta. Gjithashtu, ShBA transportoi rreth 2 mijë emigrantë specialë afganë në Shtetet e Bashkuara.

Administrata po negocion me talebanët për të vazhduar evakuimin, të paktën deri në fund të gushtit.

“Talebanët na informuan se janë të përgatitur për të siguruar kalimin e sigurt të civilëve në aeroport dhe ne synojmë t’i mbajmë në këtë zotim”, tha Jake Sullivan.

Të martën, talebanët patën konferencën e parë për shtyp, që nga marrja e kontrollit.

Në shfaqjen e parë publike, zëdhënësi Zabihullah Mujahid u zotua se Afganistani nuk do të bëhet strehë e terrorizmit dhe do të garantojë të drejtat e grave sipas Sheriatit.

Ai tha se talebanët do të amnistojnë ata që luftuan kundër tyre dhe se do të krijojnë një qeveri gjithëpërfshirëse.

“Ne nuk duam luftë. Duam paqe në Afganistan, prandaj u zhvilluan bisedimet”, tha ai.

Duke ditur të kaluarën e dhunshme të talebanëve, shumë dyshojnë mbi këto zotime.

Bashkëpunimi i talebanëve për evakuimin e sigurt të qytetarëve amerikanë dhe aleatëve afganë do të jetë testi kyç për administratën Biden.

“Nëse shihet se do të ketë proceseve të përgjegjshme për këto dhe çështje tjera, si kërcënimet e mundshme terroriste në të ardhmen, ose përparimi i rajonit në një periudhë afatgjatë, që është edhe strategjia jonë, mendoj se mund të krijohet një imazh i besueshëm, brenda dhe jashtë vendit. Por do të duhet punë e madhe dhe rezultate konkrete”, thotë Earl Anthony Wayne nga Qendra Wilson.

Zoti Biden u largua herët nga vendpushimi presidencial Camp David për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë mbrëmjen e së martës.

Ai po përballet me kritika nga ligjvënësit republikanë dhe demokratë, të cilët janë zotuar të hetojnë mënyrën e tërheqjes nga Afganistani, që deri tani është kriza më e madhe e politikës së jashtme të Presidentit Biden.



7 Comments

  1. SALIBAN kudo qe jeni. Mblidhuni dhe shkruani kunder amerikes, qe pati guximin te shpall NON GRATA liderin qe i solli demokracin botes.

  2. Kaq eshte rezistenca e korupsionit.
    A do perfshihet Shqiperia ne trazira ne tetor nga korupsioni galopant i Qeveris dhe OJF Sorosiane te perfshira ne korupsion dhe shperberjen e gjyqsorit ne Shqiperi.

  3. Ktij te rrjedhurit i eshte pre bileta qe para zgjedhjeve… prit se skeni pa gje akoma me kamalen presidente!

  4. Ngado qe ka mbajtur ne drejtim qeveri te korruptuara keto jane pasojat e politikes se interesave te USA ?!
    U bane ti rilindas qe te zesh me gojen apo mendjen tende te ndyre Sali Berishen dhe Demokratet,e per ke per Ameriken ?
    Ne e sollem ne Shqiperi Ameriken,o baxhelle e bij bushtrash ?!
    Ju te çonit ne ate bote nese edhe merrej vesh se degjonim zerin e amerikes aty ne shtepi,fshehurazi jush o kriminele qe keni ndryshuar lekuren,por ata dhe bijte e ndyre te tyre jeni ?!
    Nese e gjithe bota flet per deshtim te Amerikes se Sorosit,çfare duhet te themi ne ?!Biden thjesht nje matuf e Relike !
    Afganistani eshte nje turp i padiskuturshem dhe mjerisht politika e mbajtjes ne drejtim e nje qeverie korruptive ishin pasojat e nje megazallamahi aspak te menaxhueshme !!!
    Ju,miqte e papritur te Afganeve dhe per me tej Erdoganeve,Vuçiçeve jeni thjesht monstra !
    Kjo eshte arsyeja e mbajtjes ne pushtet dhe kthimit ne zedhenese e krimit qeveritar te Kinezes Kim Juri Jung !
    Ku ka me mire se nje qeveri e korruptuar qe veçse lepe e peqe thote,varja interesave te popullit te vet qe e shihni thjesht si dele !!!

    1. Une them qe Matilden e ka shkerdhy george sorros.meqenese kishte nje cun ne usa me emrin gregory,ja vuri emrin njelloj edhe ketij gomarit.daja pilo ka qene aty.

  5. Deshtimi amerikan ne Afganistan te cilin Bush e pushtoi per 3 dite sqe e quajten ne ate kohe Laughanistan, po krahasot dhe nga mediat kryesore amerikane qe kane mbeshtetur demokratet si Turpi i rradhes pas Vietnamit. Kesjtu eshte kur je nje President ilegjitim me zgjedhje te vjedhura, ste ka njeri ne refene, pa folur per aftesine mendore dhe shendetsore per te qene i tille

  6. Po ca presidenti esht ky. Ky esht nje i rrjedhur e i pjerdhur qe duhet te ishte ne azil tani e jo aty ku esht me votat e vjedhura me parate e sorres me kompani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *