• |
ide | kryesore

Paralajmërohen sulme të reja terroriste në aeroportin e Kabulit

-Instant, Arkiva, Planet



Trupat amerikanë në Kabul janë duke u përgatitur për sulme të reja nga Shteti Islamik (ISIS).

Një komandant amerikan u shpreh se përpjekjet për evakuim po përfundojnë, derisa sulmet e reja terroriste mund të përfshijnë makina bombë ose raketa në aeroport.

“Ne besojmë se është dëshira e tyre për të vazhduar ato sulme, dhe ne presim që ato sulme të vazhdojnë,” u tha gazetarëve gjenerali detar Kenneth “Frank” McKenzie, raporton Washington Post.

Gjithashtu, ai njoftoi se forcat amerikane po kontaktonin me luftëtarët talibanë që mbanin postblloqe jashtë aeroportit.

“Dhe ne do të vazhdojmë të koordinohemi me ta , derisa ata shkojnë përpara,” theksoi McKenzie.

Dy shpërthime pranë portës së aeroportit të enjten vranë 13 amerikanë dhe dhjetëra afganë që ikin nga kontrolli i talibanëve, duke shënuar ditën më vdekjeprurëse për forcat amerikane në Afganistan brenda një dekadë. Përgjegjësinë për sulmin e mori një degë lokale e Shtetit Islamik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *