• |
ide | kryesore

Situata me zjarret në vend/ Rama: Rritje page për trupën e emergjencave civile

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas gushtit sfidues të përballjes me zjarret që përfshinë vendin, ka ardhur edhe vlerësimi i kryeministrit Edi Rama për trupën e emergjencave civile. Nga baza ajrore e Farkës, përveç medaljeve, ai njoftoi rritjen e pagës për punonjësit e mbrojtjes civile që përballen më sfida që kërcënojnë jetën.

“Medalje e artë për forcën tokësore dhe dua tu them të gjithë trupave të emergjencave civile dhe duke filluar nga trupa e re e agjencisë kombëtare të mbrojtjes civile se ne do të bëjmë atë që duhet për të rritur pagën, që nuk do të jetë asnjëherë e mjaftueshme sepse nuk është e mjaftueshme askund kur cilido përballet me një sfidë që kërcënon jetën e tij, por sidoqoftë është një motiv më shumë, jo vetëm për të çuar në shtëpi më shumë të ardhura të merituara nga puna, por edhe për të ndjerë vlerësimin dhe respektin për punën që bën”, tha Rama.

Kreu i qeverisë nuk harroi të përmendë edhe keqbërësit e qëllimshëm të ndezjes së zjarreve në vend, përpos rritjes së temperaturave. Ai tha se shumë prej tyre janë identifikuar dhe arrestuar, e kërkoi nga gjykata që t’i japë një dënim shembullor, që fenomene të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *