• |
ide | kryesore

Juventusin e ndaloi paga, Besiktas rrëmben Pjanic nga Barcelona: turqit do ta paguajnë më pak se 3 milionë

-Instant, Sport



Mbrëmë, Besiktas zyrtarizoi afrimin e Miralem Pjanic në huazim 1 vjecar nga Barcelona, duke përfunduar kështu ankthin e mesfushorit boshnjak, i cili ishte jashtë planeve të Koeman dhe që donte të kthehej te Juventus. Në fund, nuk ishte Serie A kampionati ku mesfushori do të zbarkojë, por Turqia, me Besiktashin që njoftoi se do të paguajë 2,750,000 € rrogë, më pak se gjysmën e pagës së garantuar nga blaugranat.

Pjanic ishte një kërkesë e bërë nga Allegri, por ai ishte afruar në negociata edhe me Fiorentinën e Napolin, por nyjet ekonomike nuk ishin në gjendje të zgjidheshin nga asnjë skuadër italiane, prandaj zgjedhja për të shkuar dhe për të luajtur me më shumë vazhdimësi, në funksion të Katar 2022 nëse Bosnja kualifikohet, bëri që Pjanic të transferohet në kampionatin turk.

Pjanic në Barcelonë ka një patur një pagë prej mbi 8 milionë euro neto në vit deri në vitin 2024, turqit në deklaratën zyrtare njoftuan se do t’i paguajnë më pak se 3, duke i lënë kështu pjesën më të madhe klubit spanjoll (pa asnjë reduktim të pranuar nga lojtari).

KOMUNIKATA E BESIKTAS
“Është arritur një marrëveshje në lidhje me transferimin e përkohshëm të futbollistit profesionist Miralem Pjanic. Klubi ynë do t’i paguajë lojtarit një tarifë garancie neto prej 2,750,000 € për sezonin 2021-2022. Ne mirëpresim Miralem Pjanic, i cili besojmë se do të forcojë ndjeshëm klubin tonë dhe i urojmë suksese në këtë aventurë “.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *