• |
ide | kryesore

Berisha: Mbetem anëtar i PD-së, demokratët do t’i rikthejnë dinjitetin partisë!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Ish kreu i PD-së, Sali Berisha ka këmbëngulur se ai mbetet anëtar i Partisë Demokratike, pavarësisht vendimit të Bashës për ta përjashtuar nga grupi. Edhe një herë, ndërsa dilte nga parlamenti, Berisha tha se demokratët do ta rikthejnë PD në piedestal duke prishur marrëveshjen Rama-Basha.

“Do të vazhdoj të denoncoj regjimin e kakistokracisë, që ka zgjedhur shpifjet, pazaret për eleminimin e opozitarëve. Se çfarë date është pakti mes Ramës dhe Bashës, unë ia le historianëve, por unë garantoj që ajo që ndodhi është marrëveshje Rama-Basha në kurriz të zgjedhësve shqiptarë dhe duhet çmontuar një minutë e më parë. PD është parti e lirive e të drejtave njerezore, e kushtetuetshmërisë dhe interesit kombëtar. Demokratët me dinjitet dhe vendosmëri do të dinë të rikthejnë PD në piedestal. Do ndërmerret cdo nisëm statutore brenda PD për rikthimin e saj në piedestal. Jashtë çdo lloj diskutimi jam anëtar i PD. Kompromisi Basha-Rama është nul, janë pazare të fëlliqura. Në çdo kohë mund të hyj në seli dhe do jetë e afërt dita kur PD të rifitojë legjitimitetin dhe forcën për të shporrur një klikë sunduese të bazuar mbi krimin drogën dhe pazaret që e shndërrojnë PD në fasadë të opozitës” u shpreh ish kreu i PD-së.

Megjithatë, pavarësisht se militantët e ftuan të shkonte që në atë moment në selinë e PD-së, Berisha nuk ka preferuar të shkojë atje, por është rikthyer në shtëpinë e tij.

 


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *