• |
ide | kryesore

Tebas hedh poshtë krizën financiare të Real Madrid: “Mund të blejë si Haaland ashtu dhe Mbappe”

-Instant, Sport



Javier Tebas, presidenti i La Liga, duket se e ka personale me PSG dhe vazhdon të mbajë vëmendjen tek Real Madrid, vetëm një ditë pasi tha se Barcelona është peng i Florentino Perez. Numri 1 i kampionatit spanjoll ka insistuar shigjetimet drejt Paris Saint-Germain duke siguruar se nuk ka asnjë krizë financiare që kërcënon merengues dhe se Mbappe do të vishet Blancos: “Real Madrid ka shitur lojtarë për 200 milionë euro, ata nuk kanë humbur para dhe për këtë arsye, ndryshe nga të tjerët, kanë para të mjaftueshme për të blerë si Mbappe ashtu dhe Haaland. Ajo që nuk kuptoj është sesi të tjerët kanë në një humbje prej 400 milionë eurosh dhe mund të refuzojnë oferta si ajo e marrë për Mbapé”.

Nuk është hera e parë që presidenti i La Liga sulmon PSG dhe sheikët e Katarit. Menjëherë pas transferimit të munguar të Kylian Mbappé tek Real Madrid, Tebas deklaroi: “Shtetet-klube janë po aq të rrezikshme për ekosistemin e futbollit sa Super League. Ne kemi qenë kritikë ndaj Super League sepse shkatërron futbollin evropian dhe jemi po aq kritikë ndaj PSG. Humbjet nga Covid + 300 milion; të ardhurat televizive në Francë -40%; dhe + 500 milionë paga? E papërballueshme”.

Në fillim të korrikut sulmi frontal dhe polemikat me Pep Guardiolan e Manchester City, tani i erdhi radha PSG-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *