• |
ide | kryesore

Video/ Haller i pandalshëm, Ajax gjithashtu: Inter, fitorja ‘fjalë e huaj’ në Europë

-Instant, F1, Sport, Video



Janë luajtur dy ndeshjet epara të mbrëmjes së Champions me rezultate që kanë bërë rrugën e thjeshtë drejt kualifikimit për Ajax e kanë komplikuar atë të Inter. Zikaltrit barazuan pa gola në Ukrainë përballë Shakhtar e dy humbëset e ndeshjeve të para tani kanë nga një pikë në renditje. Në ndeshjen tjetër, atë për Grupin C Ajax merr fitoren e dytë radhazi, duke mposhtur 2-0 edhe Besiktas.

Inter nuk shkon përtej 0-0 kundër Shakhtar Donetsk në ndeshjen e dytë të Grupit D të Champions League e shtyn takimin me fitoren e parë europiane të sezonit. Zikaltrit luajtën një pjesë të parë të mirë, goditën edhe një traversë me Barella, por në pjesën e dytë pësuan qarkullimin e topit të ukrainasve, që në fund, megjithatë, duhet të falenderojnë një Pyatov në super formë që ndali konkluzionet e Correa e de Vrij.

Gjashtë pikë në dy ndeshje për Ajax që e sheh kualifikimin fare pranë, edhe pse për vendin e parë të Grupit C duhet të bëjë llogaritë me Dortmund, që ende duhet të luajë. Hollandezët, pasi shpartalluan Sportingun, nuk bënë tolerancë në Amsterdam përballë turqve të Besiktas. Haller, pas pokerit në debutim, shënoi edhe këtë herë golin e dytë për Heshtarët, në minutën 43, ndërsa ndeshjen e zhbllokoi në të 16 Berghuis. Mbeten me 0 pikë turqit, ndërsa Ajax pret e qetë ndeshjen e ardhshme, që do të jetë edhe me shumë mundësi vendimtare për vendin e parë të grupit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *