• |
ide | kryesore

Video/ Ish-futbollisti vret bashkëatdhetarin në makinë: arsyeja, nuk i hapi rrugën në periferi të Stambollit

-Instant, Sport, Video



Ish -futbollisti turk, mes të tjerëve i Bayer Leverkusen dhe Besiktas, Sezer Öztürk, dyshohet se ka vrarë një bashkatdhetar turk gjatë një konflikti në rrugë, që u zhvillua më 19 shtator. 35-vjeçari, ende i kërkuar nga policia me akuzën e vrasjes së qëllimshme, ka hapur zjarr për mungesë përparësie në rrugë. Katër persona të tjerë u plagosën nga të shtënat në Çekmekoy, një periferi e Stambollit.

Karriera e tij nuk ishte e paharrueshme, pavarësisht se ka veshur fanella prestigjioze, aq sa nuk ishin aftësitë e tij të futbollit ato që kanë bërë lajmin, por ngjarjet jashtë fushës, të tilla si kur në 2014 ai pësoi plagë shumë të rënda me thikë gjatë një përleshje, që kontibuuan për ta bërë të linte futbollin (edhe pse kurrë zyrtarisht) në moshën 30 vjeçare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *