• |
ide | kryesore

Presidenti Demi ‘ultimatum’ Partizanit: “Shpresoj të jetë barazimi i fundit”

-Instant, Sport



Një barazim tjetër, sërisht në pozita të favorshme për të marrë edhe më shumë, me Dinamon që luajti gjithë pjesën e dytë me 10 lojtarë e që në fund lë përsëri zhgënjim për një renditje që bëhet e sikletshme me 3 pikë në 4 ndeshje: “Kur merret në fund barazimi përsëri quhet i mirë – ka komentuar presidenti i Partizanit, Gazment Demi -. Nuk patëm fatin dhe një herë, përsëri një gabim i joni, shpresoj të jetë barazimi i fundit ky”.

Një lloj dëshire e përzier me një ultimatum, që i drejtohet direkt lojtarëve dhe teknikut Ilir Daja, të cilin zyrtarisht e mban të mbrojtur: “A rrezikon Daja? S’ka asnjë rrezik, akoma jemi në fillim të kampionatit, çfarë do rrezikojë Daja. Daja vazhdon trajnimin, e ka mirë me presidentin, me drejtorin e përgjithshëm, kështu që shpresojmë që fitorja e parë të jetë për Dajën”, përfundoi numri 1 i të kuqve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *