• |
ide | kryesore

Kombëtarja në ankth, priten tamponët: Hoxhallari dhe Voci pozitiv me Covid-19

-Instant, F1, Sport



Departamenti i Komunikimit në FSHF se ditën e djeshme është larguar nga grumbullimi mbrojtësi Erjon Hoxhallari si edhe fizioterapisti i Kombëtares, Arzen Voci, të cilët pas testeve të kryera kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Cështja është se kuqezinjtë e kanë nisur që prej ditës së hënë grumbullimin dhe dy lojtarët janë stërvitur dhe kanë qendruar bashkë me grupin, në përgatitjet për dy sfidat e rëndësishme ndaj Hungarisë dhe Polonisë, për “Katar 2022”.

Ky është edhe motivi që të gjithë lojtarët janë shqetësuar, edhe pse Hoxhallari dhe Voci janë larguar menjëherë nga hoteli ku gjenden të grumbulluar për t’u karantinuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Kësisoj, Hoxhallari nuk do të jetë pjesë e Kombëtares për dy ndeshjet që cilësohen si vendimtare për Shqipërinë në ëndrrën për të prekur zonën e play-off-it, ku fillimisht do të luajnë më 9 tetor ndaj Hungarisë në transfertë, ndërsa tre ditë më vonë, më 12 tetor do të presin Poloninë në stadiumin “Air Albania”.

Kombëtarja shqiptare ka nisur që prej ditës së hënë grumbullimin dhe stërvitjet intensive në kuadër të dy sfidave të rëndësishme ndaj Hungarisë dhe Polonisë, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *