• |
ide | kryesore

Mamaja e Mbappé i ngatërron të gjithë: “Im bir po negocion rinovimin me PSG”

-Instant, Sport



Kylian Mbappé, pasi kërkoi pa sukses transferimin te Real Madrid gjatë verës, mund të rinovojë në mënyrë sensacionale me PSG. Kjo u rrëfye nga e ëma e lojtarit, Fayza Lamari, në një intervistë për Le Parisien, që po i bën konfuzë të gjithë palët e përfshira, mbi të gjithë klubin e Florentino Perez. “Klubi dhe djali im janë ende duke negociuar një rinovim – kanë qenë fjalët e gruas -. Tani për tani po diskutojmë me PSG për një rinovim dhe gjërat po shkojnë mirë. Unë gjithashtu fola me Leonardon të hënën e kaluar”.

Nëna e kampionit francez megjithatë nuk zbilancohet shumë në lidhje me përfundimin e situatës. “Nëse do të gjejmë një zgjidhje? Një gjë është e sigurt: do të japë gjithçka deri në fund për të fituar Ligën e Kampionëve. Kylian ka nevojë të jetë i kënaqur. Nëse nuk është i lumtur, ai mund të largohet. Ai na e thotë shpesh këtë, por si nënë mund t’ju siguroj se me Kylian, gjithçka mund të ndryshojë nga njëra ditë në tjetrën”.

Sipas gazetës franceze, sheikët do të dërgojnë një ofertë të re rinovimi që do ta bënte sulmuesin lojtarin më të paguar në skuadër, madje edhe para Messit dhe Neymar. Një tjetër kthesë e një telenovele ende larg përfundimit. Sigurisht, në këtë pikë, në Real Madrid nuk mund të flenë të qetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *